Derbi në Tetovë, Shkëndija mundi Renovën 5-0
Derbi në Tetovë mes ekipeve të Shkëndijës dhe Renovës ka përfunduar në të mirën e kuq e zinjve me rezultat 5-0.
Shkëndija kaloi në epërsi në minutën e 3 përmes futbollistit Stenjo Junior.
Në minutën e 21 futbollisti Visar Musliu nga radhët e Renovës ndëshkohet me karton të kuq, njofton.
Me kete rezultat përfundoi pjesa e pare.
Shkëndija vazhdon me lojën e mirë edhe në pjesën e dytë.
Futbollisti Bojan Brucina në minutën e 56 të rit epërsi në 2-0 për ekipin e Shkëndijës.
Ndërkaq në minutën e 64 dhe 70 Shkëndija vetëm konfirmon fitoren në këtë ndeshje duke ritur epërsinë në 4-0. Këta dy gola i shënoi futbollisti Mensur Kurtishi.
Visar Fazliu shënon golin e pestë për shkëndijën në minutat e fundit të takimit, transmeton.
Edhe futbollisti Huseini nga radhët e Shkëndijës u ndëshkua me karton të kuq.