Thirrja e Ramës për policinë, reagojnë LSI dhe Demiraj: Shkelje e ligjit

Gjatë një takimi me simpatizantë të Partisë Socialiste në Kuçovë, kryeministri Rama i bëri thirrje policisë që jashtë orarit të punës të angazhohet për t’i siguruar sa më shumë vota PS-së, njofton Top Channel.

“Thirrje policisë, në momentin që lënë uniformën, pas pune të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS. Të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën blu, që ne e kemi pastruar dhe lartësuar dhe bashkë në 4 vite ta bëjmë Policinë e Shtetit të jetë në mesataren e policisë së BE”, deklaroi Rama.

Por kjo thirrje nxorri njëri pas tjetrit në konferencë shtypi nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama dhe ministrin teknik të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj.

Luan Rama tha nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim se ligji e ndalon policinë të marrë pjesë në veprimtari politike.

“Policia e ka të ndaluar të marrë pjesë në veprimtari politike partiake dhe rreptësisht të mbledhë vota. Konkretisht, ligji Për Policinë e Shtetit, neni 4 e thotë në mënyrë të qartë dhe taksative: policia është në pozicion të administratës shtetërore, policia është e depolizituar. Kemi të bëjmë me një përcaktim të qartë, ndalim absolut”, deklaroi Rama.

Nënkryetari i LSI, bazuar në këtë deklaratë hodhi dyshime se policia do përdoret për të vjedhur vota. “Kryeministri fton policinë të shkelë ligjin, kryetari i Rilindjes urdhëron policinë të vjedhë vota për Rilindjen. Duket qartë se kryetari Rilindjes, që flet e dërdëllit se do bëjë shtet, shfaqet në shkelje të ligjit si njeri antishtet”, tha Rama.

Menjëherë pas thirrjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim reagoi edhe ministri Dritan Demiraj, i cili iu referua ligjit për policinë dhe paanshmërinë që ajo duhet të tregojë në çdo rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button