Afganistan: Rrëshqitjet e dheut kthejnë fshatin në varr masiv

Zyrtarët afganë kanë thënë se tashmë është shuar shpresa për të gjetur ndonjë të mbijetuar nga rrëshqitja e dheut në provincën veri-lindore të Afganistanit, Badakhshan, ku besohet të kenë vdekur 2000 persona  dhe rreth 600 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur, pasi nxituan të kontribuonin në përpjekjet për shpëtimin e tyre, por u zunë nga një rrëshqitje e dytë.

Mbi 4000 persona janë zhvendosur. Kombet e Bashkuara kanë thënë se tani janë përqendruar për të ndihmuar personat e zhvendosur.

Nevojat e tyre kryesore janë të ujit, mjekësisë, ushqim dhe strehim emergjent, tha Ari Gaitanis, një zëdhënës nga Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan.

Së paku 300 familje janë të varrosur nën tokë, vetëm 255 kufoma janë identifikuar deri më tani.

Sipas Guvernatorit të provincës së Badakhshan-it, Shah Waliullah Adib, nuk mund të vazhdohet më tutje me operacionet e kërkim-shpëtimit, pasi shtëpitë janë tashmë disa metra nën baltë.

“Do të lutemi për viktimat dhe do ta kthejmë zonën në një varrezë masive”, ka thënë Adib.

Qeveria afgane ka njoftuar gjithashtu për një ditë zie kombëtare në vend./mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button