Selami: Edi Rama si lideri komunist Fidel Kastro

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami është shprehur se kryeministri Edi Rama i ngjason me liderin kuban, Fidel Kastro.

Ai tha se qeverisja e tij ngjan me atë të para 10 vieteve dhe se është një model gati i ngjashëm me qeverisjen e Kastros.

“Unë nuk e shikoj këtë si një lider të shekullit 21. Më tepër më ngjan me ato kostumet gjysmë ushtarake, në mënyrë figurative dhe reale të Fidel Kastros, sesa me një lider, ku unë kam jetuar dhe jetoj, bashkëkohor”, u shpreh Selami në një intervistë të dhënë për emisionin Hardisk në RTV Ora News.

Pyetur lidhur me faktin sesi e sheh dorëheqjen e Berishës, ai tha se ishte një shenjë pjeurie demokracie. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button