Memeti: Parregullsitë burojnë nga Lista Zgjedhore

Avokati i popullit Ixhet Memeti thotë se gjatë këtyre zgjedhjeve ka pasur më shumë paraqitje të qytetarëve për ankesa se kanë zgjedhjet e kaluara.

“Në linjën tonë telefonike vetën në zyrën në Shkup janë regjistruar 150 paraqitje, ndërsa në zyrët rajonale ka pasur 50 paraqitje nga qytetarët. Në të shumtën e rasteve problemet kanë qenë pasojë e parregullsive në listën zgjedhore”, thotë Ixhet Memeti.

Sipas tij, ka pasur edhe qytetarë të cilët janë ankuar se në ditën e zgjedhjeve ka pasur persona të cilët u janë paraqitur në telefon dhe I kanë pyetur se për cilën parti do ët votojnë. Avokati i popullit, thotë se nuk kanë mundur të zhvillojnë procedurë për këto ankesa sepse qytetarët e paraqitur kanë dashur që të jenë anonim.

“Avokati I popullit nuk mund të procedojë për paraqitjet anonime, sepse duhet të vërtetojë gjendjen faktike dhe duhet të marrë disa veprime për të ardhur  tek e vërteta”, thotë Ixhet Memeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button