Egjipt, të burgosurit apelojnë për të ndaluar vdekjen e tyre të ngadaltë

Të burgosurit që mbahen në burgun Zagazig në Egjipt u bën thirrje organizatave të të drejtave të njeriut dhe botës së lirë për të ndihmuar në lehtësimin e ankthit të tyre.

Kryetari i Qendrës Dahaya për të Drejtat e Njeriut në Egjipt, Haitham Abu Khalil, ka publikuar ankesën, ku thuhet:  “Situata brenda në burg është shumë e vështirë, numri të paraburgosurve është rritur në mënyrë të papranueshme dhe çnjerëzore. Ne po vdesim brenda qelive.”

Në letrën e publikuar thuhet se të paktën nga 43 të burgosur po mbahen brenda qelive katër metra përkatësisht gjashtë. “Njësia për vëzhgim mjekësor në burg, ku mbahen pacientët e moshuar dhe të sëmurët kronikë, mban 22 të burgosur në një dhomë tre metër me tre.”

“Ne jemi duke vdekur ngadalë brenda qelive të mbipopulluara të burgut ku ne nuk po mund as të marrim frymë, sidomos tani që temperaturat e larta verore po afrohen,” kanë thënë të burgosurit.

Autoritetet në Egjipt kanë ndaluar mijëra mbështetës të presidentit të zgjedhur Muhamed Mursi, të cilin ushtria e hoqi nga pushteti korrikun e kaluar./ Mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button