Plagosja e kongresistit amerikan, reagon Trump

Kongresisti amerikan i nivelit të lartë në Partinë Republikane, Steve Scalise, është në mesin e pesë të plagosurve me armë zjarri në sulmin i cili ndodhi të mërkurën gjatë një stërvitjeje të ekipit republikan të bejzbollit në Virgjinia, raporton Anadolu Agency ((AA).

Kongresmeni Mo Brooks, i cili rastisi në vendin e ngjarjes, deklaroi për CNN se sulmuesi ka qenë një burrë në moshë të mesme i cili në kohën kur kishte qëlluar me armë kishte qëndruar prapa një strehimi.

Brooks tha se ka dëgjuar mes 10 dhe 20 të shtëna pushke, për të shtuar se sulmuesi kishte qëndruar prapa një objekti të cilin e ka përdorur për strehim.

Aktualisht nuk dihet gjendja shëndetësore e kongresmenit Scalise.

Departamenti i Policisë së Aleksandrisë konfirmoi në Twitter se i dyshuari është marrë në paraburgim dhe nuk ishte më një kërcënim për qytetarët.

Rrjeti televiziv MSNBC tha se në mesin e të plagosurve është së paku një këshilltar i kongresmenit.

Presidenti ameriakn, Donald Trump në një deklaratë të shkruar tha se ai, dhe zëvendëspresidenti Mike Pence janë informuar për incidentin me të shtënat, dhe se po monitoronin zhvillimet.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me anëtarët e Kongresit, shtabet e tyre, me policinë, dhe me të gjithë të prekurit e tjerë”, tha ai.

Trump shkroi më vonë në Twitter se Scalise është “një mik dhe patriot i vërtetë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button