Para 8 muajsh ishte një ‘hero’, dje u arrestua për ryshfet

Polici, i cili para 8 muajsh u shpall ‘hero’ se shpëtoi një të mitur nga rrëmbimi, ditën e djeshme u arrestua për marrje ryshfeti.

Inspektori i policisë, Bledar Naçi, u arrestua një ditë më parë nga SHKB-ja në policinë e qarkut Fier pasi akuzohet për marrje ryshfeti. Ai është denoncuar nga një qytetar me inicialet M.F për marrjen e një sasie parash, ndërsa në pranga kanë rënë dhe dy efektivë të tjerë, për të njëjtën akuzë, transmeton shekulli.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, me Vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Fier, arrestoi për veprën penale të “korrupsionit Pasiv”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, arrestoi punonjësit e policisë:

1. Bledar Stavri Naçi, me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.

2. Benard Esat Fejza, me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.

3. Gramoz Kujtim Fasko, me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.

Lajme të ngjashme

Back to top button