Javën tjetër formohet përbërja e re e Parlamentit të Maqedonisë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor përfundimisht të hënën do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pastaj do të fillojë me përgatitjen e certifikatave për deputetët e rinj si dhe raportin final që të martën, pritet t’i dërgohet parlamentit.

Kjo i hap rrugën mbajtjes së seancës konstituive e cila edhe pse ka afat deri më 18 maj, pritet që të mbahet brenda javës që vjen për shkak të inaugurimit të presidentit Gjorge Ivanov, i cili e fillon mandatin më 12 maj.

KSHZ-ja do të ftojë të mërkurën grupet parlamentare të marrin mandatet. Kjo vlen edhe për deputetët e LSDM-së, që sipas të gjitha gjasave, nuk do të paraqiten për shkak të vendimit të organeve qendrore të kësaj partie për mospranim të rezultateve. 

Njëkohësisht, Gjykata Administrative ka hedhur poshtë edhe ankesat e PDSH dhe Opsionit Qytetar për Maqedoninë, si të pabaza. 

Lajme të ngjashme

Back to top button