BDI: PDSH sillet si Kalë Troje në shërbim të interesave antishqiptare

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj pres konferencës së sotme të PDSH-së.

“Nuk na çudisin akuzat e tipit ‘kodra pas bregut’ të zyrtarëve të PDSH-së dhe as roli që kanë marrë ata pas humbjes në zgjedhjet e 13 dhe 27 prillit.

Si duket, tellallët e së keqes, nuk po nxjerrin mësime nga humbjet e njëpasnjëshme tek shqiptarët në Maqedoni. 

Dënimi i dhënë nga qytetarët shqiptarë nuk u mjaftoi as këtë herë për të korrigjuar pozicionet politike, ndaj vazhdojnë paturpësisht të sillen si Kalë Troje në shërbim të interesave antishqiptare. 

Përdorimi i tyre, si vegël nga qarqe të ndryshme për të shantazhuar dhe dobësuar pozicionin shqiptar në negociata për bashkëqeverisje, ka për qëllim zbehjen e kërkesave politike shqiptare dhe është nënçmim i  votuesve shqiptarë dhe shkelje mbi dinjitetin e tyre”, thuhet në reagimin e BDIsë.

Lajme të ngjashme

Back to top button