Gardian: Mosmarrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë po i vjen fundi

Mosmarrëveshja në mes Greqisë dhe Maqedonisë e cila zgjat për 27 vite, duket se po i vjen fundi, shkruan gazeta britanike Gardian, njofton Portalb.mk.

“Shkupi e ka dërguar ministrin e Punëve të Jashtme në Athinë të bisedojë për t’i vënë fund mosmarrëveshjes së gjatë mes shteteve fqinje rreth emrit të Maqedonisë. Vendi është i përgatitur ta dërgojë ministrin e Punëve të Jashtme në Greqi ndërsa të shpeshta janë spekulimet se të dy vendet lëvizin drejt zgjidhjes së kontestit për emrin, i cili zgjat për 27 vite”, theksohet në gazetë.

“Është shumë e rëndësishme që Greqia ta zgjidh këtë kontest, nëse luan rol të madh në Ballkan”, deklaroi për Gardian, Dimitris Keridis, profesor i Shkencave Politike të Universitetit Panteon të Athinës.

Sipas Gardianit, kjo gjë po ndodh në mes të akuzave të ndërhyrjes ruse në rajonin e Ballkanit. Qeveria e Maqedonisë konfirmoi se për shkak kësaj ndërhyrje anëtarësimi ka akoma rëndësi vitale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button