Tereza Mej u kërkoi falje deputetëve të tyre për mossuksesin në zgjedhje

Kryeministrja britanike Tereza Mej iu kërkoi falje deputetëve nga partia e saj konservatore për “problemet” e krijuara me mossuksesin zgjedhor dhe për humbjen e shumicës në Parlament.

“Unë ju kam futur në këto probleme dhe unë do t’ju nxjerr prej tyre”, deklaroi Mej në takimin e parë zyrtar në kabinetin e saj qeveritar.

Para ministrave, nga të cilët numri më i madh janë të njëjtë nga qeveria e saj paraprake, ajo e pranoi fajin dhe përgjegjësinë për 13 vendet e humbura të deputetëve, duke thënë se do të mbetet në funksionin e kryeministres derisa ata dëshirojnë që ajo ta udhëheq Qeverinë britanike.

Deklarata e tillë e Mej se do të mbetet kryeministre derisa e ka mbështetjen e ministrave, është ndryshe nga deklarata që ajo e ka dhënë gjatë promovimit të përbërjes së re qeveritare.

Atëherë Mej përkujtoi në deklaratat që i ka dhënë gjatë fushatave zgjedhore, se nëse merr mandat të ri, do të qëndrojë në funksion derisa të përfundoi ai dhe kjo do të thotë në pesë vitet e ardhshme.

Medial londineze pohojnë se ajo i është ekspozuar presionit në partinë e saj që të tërhiqet nga funksioni i kryeministres, duke e akuzuar për humbjen e shumicës, zgjedhjet e panevojshme dhe për pozitën e dobësuar të Qeverisë para negociatave me BE-në.

Mej po përballet edhe me mosmarrëveshjen e një pjesë të konservatorëve për bashkëpunim me Partinë unioniste demokrate veri-irlandeze (PUD), rreth mbështetjes së saj të Qeverisë së pakicës konservatore në Parlament.

Negociata për këtë ende po zhvillohen dhe pritet ato të zgjasin në ditët e ardhshme, gjegjësisht deri në fund të javës dhe kështu për shkak të prolongimit të tyre më shumë sesa që është pritur, është shtyrë edhe fjalimi i mbretëreshës, që e përgatiti Qeveria dhe në të cilin nxirret programi i saj në 365 ditët e ardhshme.

Opozita e akuzon Tereza Mej se Qeveria gjendet në “situatë kaotike” për të cilën nuk ka dalë ndonjë vendim.

Laburistët të cilët vazhdojnë të pohojnë se janë të gatshëm për zgjedhje të reja, pohojnë se Mej duhet të pranojë se rezultatet nga zgjedhjet treguan se britanikët janë të frikësuar nga braktisja e BE-së dhe kërkojnë nga ajo të heq dorë nga qëllimi për Bregzit të “ngurtë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button