BDI fillon bisedimet, Thaçi do të mbështes Qeverinë

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi paralajmëroi se partia e tij do të përkrahë Qeverinë e ardhshme, pavarësisht a do të jetë pjesë e saj apo jo. Thaçi tha se Maqedoninë e pret një periudhë interesante politike, që pritet të jetë barrë e madhe për ata që duan të bëhen pjesë e saj, me çdo kusht. Lideri i PDSH-së konfirmoi takimin e para dy ditëve me kryeministrin Nikolla Gruevski, dhe paralajmëroi bisedime të tjera me VMRO-në,transmeton Alsat.

“Kam pasur pardje takim me kryeministrin, takim që ka zgjatur një orë. Asgjë nuk është definitive dhe finale”, u shpreh Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Ndërkohë pas përcaktimit të grupit negociues dhe koordinimeve të brendshme, BDI-ja sot pasdite fillon zyrtarisht bisedimet me VMRO-në për formimin e Qeverisë. Gjatë ditës së djeshme, grupi negociator i BDI-së ka hartuar platformën politike me të cilën hyn në bisedime. Nuk jepen detaje rreth kësaj platforme. Nga BDI-ja thonë se fillimisht do të bisedohet rreth parimeve të bashkëqeverisjes me VMRO-në, ndërsa gradualisht në tryezë do të vendosen edhe kërkesat. Ajo për të cilën parimisht pritet të pajtohen dy partitë është vazhdimi i reformave ekonomike dhe përpjekjeve për zhbllokimin e procesit euro-integrues. Numri i resorëve dhe emrat e kuadrove pritet të jenë temë bisedimesh në një fazë të mëvonshme bisedimesh. Por më shumë se për poste, do të diskutohet për çështjet politike që duhet të zgjidhen gjatë mandatit të ardhshëm qeveritar

Lajme të ngjashme

Back to top button