Qytetarët e Bogdancit në referendum u prononcuan kundër ndërtimit të minierave

Pothuaj 100 për qind nga qytetarët e komunës së Bogdancit, të cilët kanë dalë në referendum, u prononcuan kundër vazhdimit me punë të minierës “Kazandol” dhe hapjen e minierave në territorin e komunës, konfirmoi Komisioni zgjedhor komunal.

“Nga gjithsej të regjistruar 6.918 qytetarë në referendum për dy pyetjet, u prononcuan gjithsej 4.321 ose rreth 62 për qind nga trupi votues, që do të thotë se referendumi në komunën e Bogdancit është i suksesshëm”, deklaroi Venera Zeleva, kryetare e KKZ Bogdanci.

Zeleva theksoi se 4.120 qytetarë janë prononcuar kundër vazhdimit me punë të minierës “Kazandol”, ndërsa 4.126 nga votuesit e dalur kanë qenë kundër hapjes së minierave në territorin e komunës Bogdanci.

Prononcimi në referendum i qytetarëve në komunën e Bogdancit ka kaluar në rendin më të mirë, ndërsa rezultatet nga ai janë të obligueshme për vetaministrimin lokal.

Javën e ardhshme për pyetjet e njëjta në referendum do të dalin qytetarët e komunës Dojran.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button