Zgjedhjet kaluan, borxhi publik rritet deri në 2.8 miliard euro

Fushata e sforcuar e qeverisë në pagesën e subvencioneve dhe harxhimet ditore që kalonin shifrën prej 10 milion eurove në ditë për tre muaj me radha para se të shpallen zgjedhjet ë shoqëruar me rritjen rekord të borxhit të brendshëm dhe të jashtëm. Maji konsiderohet muaj ku ka pasur rritje më të mëdha të borxhit të qeverisë.

Borxhi publik i qeverisë deri më 31 mars ka arritur deri në 2.8 miliard euro që është 35.7 për qind e prodhimit bruto vendor, tregojnë të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave.

Për tre muaj borxhi publik është rritur për 92 milion euro, ndërsa vetëm në muajin mars qeveria ka hyrë në borxh me 45.2 milion euro. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se krahasuar me vitin 2013 është rritur borxhi nëpërmjet letrave me vlerë prej 91 milion euro.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave vetëm në muajin mars qeveria ka hyrë në borxh të brendshëm  52 milion euro me çka borxhi I brendshëm publik ka arritur në 1.6 miliard euro. 

Borxhi I jashtëm në muajin mars është rritur në 50 milion euro duke arritur nivelin e borxhit të jashtëm në 1.2 miliard euro. Nëse shihet struktura e borxhit atëherë të dhënat tregojnë se  56 për qind e borxhit është i jashtëm ndërsa 44 për qind e borxhit është borxh ndaj kreditorëve të brendshëm. 

Lajme të ngjashme

Back to top button