Mançevski duhet të evitojë ligjësimin shantazhues për nëpunësat dhe diskriminimin për shqiptarët !

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë ,brenda një afati të kuptueshëm duhet të ndërmer masa dhe aktivitete konkrete për përmirësimin, konsolidimin dhe ndryshimin e disa çështjeve që tangojnë të drejtat e administratorëve dhe resurseve tjera në kompetencë të këtijë digasteri.
E PARA e punës, ashtu siç edhe u prononcua ministri i ri në këtë digaster Damjan Mançevski se duhet hapur procesin e debatit publik me target resurset për Ndryshimin e Ligit për nëpunësat administrativ. Ashtu siç kemi shprehur mendimin që në procedimin e miratimit të këtij ligji, me plot të drejtë që atëherë atakuam publikisht se pushteti që sapo u largua me këtë ligj ashiqare konstruktoi dispozita me të cilët kishte për synim të shantazhojë administratorë shtetërorë, ndërkaq nëpunësat administrativ të emjaluar me kremin partiak të tyre janë avansuar dhe privelegjuar bile në të shumtën e rasteve pa mos i respektuar dispozitat ligjore.
Nuk ka kurfarë dilemash se ky ligj më së shumti tangoi administratorët shqiptarë për avansimin e tyre edhe kurë ata kanë përmbushur vitet e nevojshme në thirjen përkatëse.
Manipulimet filluan që kurë reforma u fillua duke u përpiluar dy ligje , Ligji për nëpunësat shtetërorë dhe Ligji për nëpunësat publik. Këto dy ligje ishin në fuqi disa vite dhe të dyja këta ligje u anuluan nga qarkullimi juridik duke u shkrirë në Ligjin aktual për nëpunësat adminstrativ.
Regimet tona që atëherë , se më këta dy ligje, Vmro-Dpmne, synon të fshehë zabtimin e detyrueshëm kushtetues për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve , edhe të bashkësive të tjera, por mbi të gjitha të fshehë diskrapancën që do të shpërfaqet me ritjen e numrit të nëpunësve maqedonas në administratën shtetërore.
BDI-ja partia në pushtet këtë truk jo që se kuptonte por as që deshti që pushtetarët e sajë ta kuptojnë , mbase edhe skanë mundur të kundërshtojnë këto projekte ligjore kuptohet kur në vazhdimësi edhe për çështje të tilla negocionin me drejtorin e policisë sekrete.
Kështu që me ligjet në fjalë mjekët, mësimdhënësve punëtorëve në sportele, posta etj i trajtonin me status të nëpunësit publik, ndërkaq me ligjin e ri të gjithë këta trajtohen me statusin e nëpunësave adminitrativ. Por mos harojmë me Ligjin për nëpunësa publik qeveria edhe punëtorët e krahut në ndërmarjet publike që bënin bartjen e bërllokut i trajtonin si të tillë krejt kjo me qëllim për të etabluar në mënyrë perfide sesa ka të punësuar edhe pjestarë të bashkësive etnike në sektorin publik.
Avansimi i tyre nuk është realizuar menjëherë me fuqi ligjore por me vite avansimi është vraur nga vullneti i ministrit të finansave për të dhënë pëlqimet e nevojshme dhe të detyrueshme. Stagnimi i avansimeve duke përfshirë edhe përfaqësimin sipas kushtetutës edhe në pozitat udhëheqëse të sektorëve, seksioneve etj është ndaj resurseve kadrovike shqiptare në të gjitha ministritë,ndërmarjet publike, agjencitë dhe institucione të ndryshme. Gjithsesi se stagnime të tilla janë zbatuar edhe për resurset kadrovike të bashkësive tjera për të cilët udhëheqësit kanë vlerësuar se i takon ndonjë provinience tjetër partiake.
E njohur publike është fakti se partitë në pushtet në provimet përkatëse të elektronizuara, për çdo respekt ata që kanë poseduar dhe posedojnë njohuritë e nevojshme, por fjala është për mbi nëntëdhjetë përqind të testeve të adminsitratorëve janë kaluar pa përgigjet e nevojshme ose me përgjigjet fiktive automatike me anë të manipulimeve kompjuterike për militantët partiak . Ky është një moment që kjo pjesë e procedurës kërkonë reduktim dhe më shumë pragmatizëm sesa ajo të jetë e ndërlikuar dhe malltretim për aplikantët.
Ajo që do ti sugjeroja ministrit Mançevski është edhe momenti që duhet bërë REVIZION të të gjitha lëndëve të vendosura nga kominison i i shkallës së dytë pranë këtijë digasteri për procedimet për shqyrtimin e ankimimeve të adminitratorëve shtetërorë për të drejtat e tyre. Ky revizion të bëjë që lëndët të cilat janë hudhur nga ky komision ME PA TË DREJTË duhet gjetur mundësin e satisfaksionit për ankimuesit dhe duhet ndëshkuar anëtarët e komisionit për keqpërdorim të detyrës zyrtare për lëndët që ashiqare do të konstatohet se janë hudhur si rezulltat i diktateve politike partiake apo të pushtetarëve.
Gjithsesi se të gjitha projektet dhe reforma tjera të cilat kanë dhënë rezultate duhet vazhduar dhe mbindërtuar edhe në të ardhëmen.
Pra Mançevski, duhet të evitojë ligjësimin shantazhues për nëpunësat shtetërorë dhe diskriminimin për shqiptarët.
Mendoj se me hapjen e debatit publik lidhur me ligjin në fjalë do të kyçemi në tribunat përkatëse dhe do të angazhohemi për të dhënë kontributin tonë për të mirën e përgjithëshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button