Tre persona e kanë humbur jetën gjatë sulmit ndaj një xhamie në Afganistan

 Ministria afgane e Punëve të Brendshme kumtoi se të paktën tre civilë janë goditur nga persona të armatosur në xhami në njërën nga provincat e vendit.

Sipas Ministrisë, në sulm ka nëntë të plagosur, ndërsa incidenti ka ndodhur mbrëmë në Gardez, kryeqyteti i provincës Paktija.

Ministria ashpër e dënoi sulmin, duke e konsideruar si sulm ndaj islamit dhe njerëzimit.

Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button