Tramp planifikon të takohet me Putinin gjatë udhëtimit të tij në Evropë

Presidenti amerikan Donald Tramp planifikon të takohet me kolegun e tij rus Vlladimir Putin gjatë vizitës së tij në Evropë, e cila është paraparë për muajin e ardhshëm.

Sipas agjencisë, një përfaqësues i lartë anonim amerikan ka deklaruar se Tramp planifikon të takohet me Putinin “gjatë vizitës së tij në Evropë”, ku planifikohet të merr pjesë në samitin e “Iniciativës së tre deteve” në Poloni edhe në takimin e kreut të G-20 në Gjermani.

“Vizita në Poloni do ta konfirmojë lidhshmërinë e tërësishme Amerikës me një nga aleatët më të afërt tanë evropianë dhe do ta potencojë prioritetin e administratës për përforcimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s”, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button