Zgjedhjet në Kosovë do t’i ndjekin 29,264 vëzhgues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës njoftoi se në mbledhjen e fundit ka akredituar grupin e IX të vëzhguesve dhe të fundit, që do të vëzhgojnë këto zgjedhje.

Me këtë rast, në një njoftim të KQZ-së së Kosovës, thuhet se numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është 29 mijë e 264 vëzhgues

“Njëqind e gjashtëdhjetë vëzhgues janë nga tetë ambasada, 301 vëzhgues nga shtatë Organizata Ndërkombëtare, tetë mijë e 830 vëzhgues nga OJQ Vendore, tre mijë e 657 vëzhgues nga Partitë Politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje, 15 mijë e 784 vëzhgues nga Koalicionet pjesëmarrëse në këto zgjedhje, 27 vëzhgues nga institucione ndërkombëtare (Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës), një vëzhgues nga një institucion vendor, 468 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë media vendore dhe 36 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë media ndërkombëtare.

Ndryshe, dje përfundoi fushata zgjedhore, e cila filloi menjlherë pas shpërndarjes së Parlamentit dhe konfirmimi i datës për zgjedhje nga ana e presidentit Haxhim Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button