Banorët e Bogdancit nesër në referendum

Banorët e Komunës Bogdanci nesër do të shprehen se a janë “për” apo “kundër” hapjes së xeherores në rajonin e Kazandollit, njofton Portalb.mk.

Të drejtë vote kanë rreth 7.000 persona të regjistruar në Regjistrin Zgjedhor të cilët do të votojnë në 12 vendvotime. Qytetarët do të shprehen se a janë që të ndalohet apo lejohet ndërtimi i  xeheherores Kazandoll dhe për këtë a do të lejonin eksploatim të çfarë do lloj xeheje në të ardhmen në kufijtë e kësaj komune.

Sipas dispozitave ligjore, që të jetë referendumi i suksesshëm duhet të dalin më së paku 51% e qytetarëve të regjistruar. Shumica e qytetarëve të dalë do të sjell vendimin i cili është përfundimtar dhe duhet të zbatohet nga pushteti lokal.

Më 18 qershor referendum do të mbahet edhe në Dojran. Edhe qytetarët e kësaj komune do të duhet të shprehen për çështjet e njëjta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button