Flokë të shkurtra? Pse jo?

Për një pamje më praktike e më të gjallëruar të flokëve tuaj sallonet e bukurisë propozojnë prerje të shkurtra për këtë verë, ashtu siç kanë bërë edhe mjaft personazhe të famshëm. Shumë prej tyre i kanë braktisur flokët e gjatë, për të hyrë në radhën e femrave që guxojnë me flokë të shkurtër, madje fare të shkurtër.

Është e vërtetë se gjatësia e flokëve tuaj është mjaft joshëse, por po kaq sensuale e femërore do ju tregojë edhe një prerje më e shkurtër e tyre. Përveçse perfekte për fytyrat me përmasa të rregullta, është edhe mjaft praktike, shkruan Bordo.al.

Ky sezon veror do të jetë i larmishëm në prerje dhe stilime bazuar në karakteristikat e çdo portreti. Të prerë shkurt, por edhe të çrregullt e me volum, këtë verë do të keni nevojë për një pamje të re e më të gjallë. Njihuni me disa nga yjet që guxuan dhe pse jo, eksperimentoni edhe ju!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button