Audio libra në gjuhën shqipe dhe maqedonase për fëmijët me pengesa në të pamurit

 

Sot, Projekti për Fëmijët me Pengesa në të Pamurit prezentoi brif për politika publike, i cili përfshin përmbledhje të sfidave, mundësive dhe situatës aktuale të personave me pengesa në të pamurit në Maqedoni. Në të bëhët krahasimi i ligjeve dhe praktikave më të mira evropiane me kontekstin maqedonas. Qëllimi i brifit për politika publike është që të jep sugjerime për angazhim direkt të autoriteteve në përmirësimin e kushteve të personave me pengesa në të pamurit që jetojnë në Maqedoni.

“Deri në vitin 2014, më pak se 1% e personave me pengesa në të pamurit në Maqedoni mund të lexonin në brill. Dhe për ata që mund të lexonin, veçanërisht për fëmijët, nuk kishte libra shkollor ose përmbajtje në brill.

Jemi krenar që nëpërmjet kësaj iniciative të përbashkët mes Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) dhe Fondacionit ndërkombëtar të Lions klubeve (LCIF), fëmiijët dhe personat me pengesa në të pamurit kanë resurse për përmirësimin e shkrim-leximit, përgatitjes për punësim, dhe kanë qasje në tekste letrare. Shpresoj që ky brif për politika publike të ndihmon autoritetet në përmirësimin e shërbimeve për të gjithë personat me pengesa në të pamurit në Maqedoni,” tha Drejtori i zyrës të USAID për zhvillim gjeneral,  Eduard Gonzales.

Projekti i USAID dhe LCIF për fëmijët me pengesa në të pamurit punon për rritjen e cilësisë dhe qasjes në shërbimet arsimore të fëmijëve me pengesa në të pamurit. Projekti ka në fokus shkrim-leximin, nëpërmjet botimit të librave shkollor në alfabetin Brill (Braille) të përkthyera në gjuhët lokale si dhe detektimin e hershëm të sëmundjeve të syve, nëpërmjet fushatës për ekzaminimin e syve tek fëmijët e moshës parashkollore. Qëllim plotësues i projektit është të promovojë përfshierjen e personave me pengesa në të pamurit dhe të motivojë ata të avokojnë të drejtat e tyre në mënyrë aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button