1 Maji, protesta të dhunshme në Turqi

Policia në Stamboll kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të ndaluar demonstruesit nga hyrja qendrore në sheshin Taksim.

Sindikalistët dhe protestues të tjerë – një përzierje e aktivistëve të partive të opozitës dhe disa grupe të ekstremit të majtë – u mblodhën në disa vende në Stambollin qendror nga orët e hershme të së enjtes.

Tubimi i sotëm e ka detyruar qeverinë të vendosë pothuajse 40,000 policë në Stamboll; ku kanë ardhur shumë qytetar nga i gjithë vendi.

Raportet e mediave treguan se grupet më të mëdha të protestuesve ishin të vendosur në rrugët anësore përreth zonave Taksim dhe Beskitas, dhe se policia kishte pastruar barrikadat e improvizuara nga disa demonstrues.

Sheshi Taksim ishte një pikë qendrore për protestat të cilat shpërthyen vitin e kaluar, ku mijëra demonstrues të dhunshëm anti – qeveritar u përleshen me policinë. / Mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button