Tallja publike ndaj NATO-s në Malin e Zi “kushton” deri 10.000 euro

Disa ditë pas hyrjes formale në NATO, autoritetet malazeze morën një dënim të ri – për tallje të Aleancës, njofton Portalb.mk.

Siç shkruan në portalin Vijeskti, ai i cili publikisht do ta tall NATO-n mund të dënohet me shumë të parave prej 10.000 eurove.

Ky lloj i dënimit ka ekzistuar edhe më herët, por i ishte referuar marrëdhënieve abuzive të Kombeve të Bashkuara, kryqit të kuq ndërkombëtar ose organizatave tjera ndërkombëtare anëtare e të cilave është Mali i Zi, si dhe për shtetet me të cilat Mali i Zi ka marrëdhënie diplomatike.

Vijesti shkruan se kjo çështje është rregulluar me nenin 200 të Kodit Penal “Shkelja e rotacionit të një shteti të huaj apo organizate ndërkombëtare”.

Ky dënim nuk do të vlejë atëherë kur tallja me NATO-n është në kontekst të “kritikës serioze të veprës shkencore, letrare dhe artistike, në kryerjen e detyrës zyrtare, profesion gazetaresk, veprimtari politike, në mbrojtjen e ndonjë të drejte ose interesat e justifikuara”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button