Japonia për herë të parë me ambasadë në Shqipëri

Japonia hapi në Tiranë për herë të parë ambasadën e saj në Shqipëri. Në Prill të vitit 2017 Qeveria e Japonisë emëroi Makoto Ito Ambasador të Japonisë në vendin tonë.

Ambasadori Ito, i paraqiti kredencialet Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, më datë 6 qershor 2017, duke marrë kështu zyrtarisht funksionin dhe duke u shndërruar në ambasadorin e parë rezident të Japonisë në Republikën e Shqipërisë që prej ri-vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Japonisë në vitin 1981.

Ambasadori Ito do të veprojë si përfaqësuesi rezident i Japonisë në Shqipëri, dhe do të kontribuojë në mënyrë aktive për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve. Gjatë ceremonisë, ambasadori Ito bisedoi me z. Bujar Nishani mbi rëndësinë e madhe që Japonia i kushton marrëdhënieve diplomatike, tregtare dhe ekonomike me Shqipërinë.

Ambasadori Ito ka shërbyer më parë, mes të tjerash si konsull i përgjithshëm në Denver (SHBA), zëvendës ambasador në Greqi dhe në Rumani, zëvendës drejtor kryesor i divizionit të asistencës në rast fatkeqësish dhe koordinator i lLartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button