Shkup, USAID ndau Çmimin për Pjesëmarrje Rinore

Sot në Suli An, Projekti për Pjesëmarrje Qytetare (CEP) e organizoi ceremoninë e parë të Çmimit për Pjesëmarrje Rinore dhe vlerësoi dy individë dhe një grup joformal rinor për përkushtimin dhe aktivitetet e rëndësishme që kanë realizuar, e me të cilat kanë sjellur ndryshime positive në jetën e komuniteteve të tyre dhe të shoqërisë në përgjithësi.

“I inkurajoj fituesit dhe të gjithë të rinjtë në Maqedoni të punojnë së bashku që të krijojnë ndryshim pozitiv në shoqëri. Ky eveniment vlerëson rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare të inicuar nga të rinjtë në Maqedoni dhe inkurajon të tjerët të marrin pjesë në përmirësimin e komuniteteve të tyre dhe shoqërisë në përgjithësi,” tha Xhejms Stajn, Drejtor i Misionit të USAID-it në Maqedoni.

Çmimi ka për qëllim të vlerësojë punën e djemve dhe vajzave të reja (në moshë 18-29) dhe të grupeve joformale rinore, aktivitetet e të cilëve demonstrojnë shembuj për pjesëmarrje rinore. Fituesit u nominuan nga individë, organizata dhe institucione, dhe u vlerësuan nga komision për selektim. Çmimi për kontribut shembullor në pjesëmarrjen rinore në vitin 2016 shkoi për Aleksandar Matovski, poet dhe aktivist i ri, i cili përmes pjesëmarrjes së tij shoqërore, përmirësoi statusin e njerëzve me sindromën Daun, dhe Antonio Gjorgievski, shef i ri kuzhine, i cili aktivisht promovon trajnime profesionale për të rinj dhe kontribuon në relaksimin e kufizimeve në lidhje me rolet gjinore. Aksioni Kulturor Rinor nga Krusheva fitoi çmimin e grupeve joformale.

Pjesëmarrësit e evenimentit patën mundësi të shohin punën e fituesve dhe të dëgjojnë më shumë në lidhje me përvojat e tyre përmes “këndeve tematike” në të cilat u shfaq puna e tyre para mysafirëve të ndryshëm – përfaqësues nga Trupi Këshillëdhënës për të Rinj në Këshillin e Evropës, Forumi Evropian Rinor, Organizata të Shoqërisë Civile, donatorë, institucione shtetërore, sektori privat dhe media.

CEP i USAID-it është projekt që ka për qëllim të ngritë kapacitetet e Organizatave të Shoqërisë Civile (CSO) dhe grupeve rinore që të avansojnë politikat publike, përmirësojnë shërbimet publike, promovojnë qeverisje të mirë dhe të kontribuojnë për rritje të standardit për jetesë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button