Ja 4 mënyra për onde natyrale

Që nga flokët e shkurtër e deri te më të gjatet ju këshillojmë 4 mënyra për të pasur onde të buta e natyrale pa pasur kurrsesi nevojë për mashë e piastër. Shfaqini me krenari flokët tuaj me onde të bukura përrallore në plazh dhe jo vetëm, nuk do të jetë e vështirë për të arritur rezultate!

Së pari ju këshillojmë të kapni flokët gërshet që një natë përpara se të shkoni të flini. Fillimisht lagini flokët e më pas bëni gërsheta të ndryshëm duke filluar që nga rrënja e flokut. Sa më shumë që të bëni aq më shumë onde të theksuara do të keni si rezultat, shkruan Bordo.al. 

Një mënyrë tjetër është ajo e të përdorurit gazeta. Nuk ju kishte shkuar ndonjëherë në mendje, por me të vërtetë që funksionon! Merrni disa gazeta të vjetra që keni në shtëpi, pritini në formë shiritash dhe mbështillni me to flokët nga poshtë-lart, pasi t’i keni lagur e t’i keni vendosur ato në flokë sikur të ishin bigudina të vërtëta.

Pasi të keni larë flokët tuaj dhe të aplikuar pak shkumë mbi to, për t’i bërë më të valëzuar, filloni t’i thani për të hequr vetëm lagështinë e tepërt prej tyre e jo plotësisht. Më pas përdridhini ondet duke i ndërfutur tek njëra-tjetra. Mund t’i lini të thahen plotësisht në mënyrë natyrale ose me difuzor. Pas disa orësh flokët tuaj nga të drejtë do të kenë një efekt vëlëzues të bukur!

Tani provoni me sfungjerin klasik të enëve, prijeni në mes atë dhe rrotulloni tufa të vogla flokësh rreth tij, fiksojini ato me një llastik të hollë dhe pas disa orësh do të keni onde natyrale e me volum. Zgjidhje e mirë, apo jo?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button