Në vend të protestave u mbajt seancë solemne në sheshin e Shkupit

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë u mblodh dhe në vend të protestës ato ngritën stenda në sheshin “Maqedonia” në Shkup dhe kështu në mënyrë simbolike shënuan 1 Majin ditën e punëtorit. 

Në stendat e ngritura në shesh ku edhe u mbajt seancë solemne, njeriu i parë i LSM-së Zhivko Mitrevski foli për punët e deritanishme të Sindikatës që ditën kur ai erdhi në këtë funksion.

Ai foli për të arriturat e LSM-së dhe bashkëpunimin e siç tha ai, të shkëlqyeshëm me qeverinë dhe përmirësimin e dialogut social ku para se ai të vijë në këtë funksion ka qenë shumë i dobët. 

Ndryshe në gjithë botën për festën e 1 Majit organizohen protesta, ndërsa në Maqedoni siç tha Mitrevski gjërat mund të rregullohen edhe nëpërmjet dialogut e jo protestave.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button