Projekt për avancimin e shërbimeve për përfshirje sociale të personave me pengesa

Programe të zhvilluara për dërgesë dhe monitorim të shërbimeve për rehabilitim profesional dhe asistencë personale për persona me pengesa në zhvillim, janë rezultatet e IPA pilot projektit dyvjeçar “Avancimi i shërbimeve për përfshirje sociale”.

Projekti ka për qëllim që të asistojë në përmirësimin e sistemit, shërbimet dhe kapacitetet profesionale për përfshirje sociale të personave me pengesa në zhvillim dhe të promovojë mundësi të barabarta në tregun e punës.

Sipas ekspertes për asistencë personale, Marijana Jankoviq, serviset në shoqëri janë të domosdoshme për përfshirje më të madhe të personave me invaliditet në komunitet.

Sipas ekspertit të IT teknologjisë Zoran Nikollovski, është kryer sendërtim i sistemit informatik “Lirikus” në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Në ngjarje ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska u ndau certifikata pjesëmarrësve në trajnimet në kuadër të projektit për rehabilitim profesional dhe asistencë personale.

Buxheti i përgjithshëm i projektit arrin 1.366.250 euro, dhe shfrytëzuesi kryesor është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button