Aktivistët e PDSH-së rrihen për 500 denarët e premtuara për votën e tyre

Natën pas zgjedhjeve, aktivistë të PDSH-së dhe VMRO festonin fitoren nëpër rrugët e Tearcës së Tetovës. Aktivistë të PDSH-së kanë bërtitur se gjoja partia e tyre do të hyjë në koalicionin e ardhshëm qeveritar. Në këtë mënyrë janë provokuar kalimtarë të rastit, njofton Civil.

Më vonë mes simpatizuesve të VMRO-së nga Tearca dhe Dobroshti ka pasur konflikt fizik.  Edhe më parë ka pasur përleshje të ndryshme dhe rivalitet mes aktivistëve të kësaj partie nga këto dy fshatra. Ata kanë qenë të dehur. Asnjë institucion nuk ka qenë i informuar dhe nuk ka reaguar për këtë rast raportojn nga organizata CIVIL e cila i vëzhgonte zgjedhjet.

Vëzhguesit e organizatës Civil  informojnë se rreth 100 të rinj nga Tearca janë të revoltuar, pasi nuk i kanë marrë 500 denarët e premtuar nga ana e PDSh-së, për ta dhënë votën për ta.

Lajme të ngjashme

Back to top button