4 rregulla të arta grimi për vajzat me syze

Kur mbani syze optike hasni shpesh në paqartësi se cila është mënyra më e mirë për të grimuar, pa i fshehur sytë tuaj pas xhamave.

Së pari, përpiquni të jeni thjesht joshëse në pamje e jo vulgare. Ne po ju zbulojmë dis hapa të thjeshtë për të përmirësuar pamjen tuaj edhe kur mbani syze, shkruan Bordo.al. Ja si të trukoheni:

  1. Theksojini sytë tuaj sa më shumë

Xhamat e syzeve janë të prirur që t’ju tkurrin sytë prandaj ju duhet që t’i zmadhoni ato me një smoky eye me dritë-hije duke intensifikuar anën e jashtme tek pjesa ku syri krijon rrudhë. Mos e harroni asnjëherë aplikimin e penelit në bishtin e syrit. Ose mund të përdorni edhe një laps të sfumuar.

  1. Nxirrni në pah vetullat

Nga sytë, vëmendja kalon menjëherë tek vetullat. Provoni të mbushni vetëm harkun e vetullës sipas formës suaj me një produkt kundër ujit.

  1. Mbuloni rrathët e syve

Reflektimi i skeletit dhe xhamave të syzeve ju krijon hije në pjesën e poshtme të syrit. Përdorni një korrektor me mbulim të thellë duke aplikuar nga pak për të shmangur krijimin e rrudhave. Korrektori do ju japë një efekt ndriçues në lëkurë.

  1. Pjesa tjetër e fytyrës duhet të jetë në ekuilibër me sytë

Syzet bëjnë që gjithë vëmendja të fokusohet tek sytë duke rrezikuar të fshihet pjesa tjetër. Mundohuni të ekuilibroni portretin tuaj duke mos lënë mënjanë edhe buzët. Nëse nuk preferoni ngjyrat e forta mund të zgjidhni një shkëlqyes të ndritshëm për buzë më të plota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button