Sulmi mbi Parlamentin iranian përfundoi, të gjithë katër personat janë likuiduar

Sulmi mbi Parlamentin iranian ka përfunduar, ndërsa të gjithë katër sulmuesit janë vrarë, njofton televizioni shtetëror iranian. Forcat e sigurisë akoma e verifikojnë ndërtesën nga bombat eventuale.

Agjencia informative e SHI-së, Aman publikoi video xhirim, në të cilën shihet se një nga sulmuesit në Parlament. Dëgjohet se si një nga ekzekutuesit të sulmit thërret “Allahu ekber… Mendoni se do të dalim nga këtu?.

“Forcat iraniane të sigurisë i kanë rrethuar sulmuesit, kanë hyrë në ndërtesën e Parlsmentit”, deklaroi zëvendës-shefi i Punëve të Brendshme Mohamed Hosein Zolfaghari.

“Njëri prej tyre është qëlluar, ndërsa tjetri e ka hedhur veten në erë. Sulmuesit kanë hyrë në Parlament përmes hyrjes kryesore, të veshur si femra dhe kanë hapur zjarr”, shtoi ai.

Informacionet për viktimat janë të ndryshme. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA në sulmet mbi ndërtesën e Parlamentit iranian dhe mauzoleut të ajatollahut Homeini kanë vdekur dy persona, ndërsa mbi 30 janë plagosur. Të vdekurit janë pjesëtarë të sigurimit.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupacioni Shteti Islamik. Grupacioni sunit xhihadist lufton me milicitë në Siri dhe Iran, të cilët kanë të mbështetur nga Irani.

SH-ja për herë të parë merr përgjegjësi për sulm në një territor iranian.

Sipas Ministrisë iraniane të Inteligjencës, dy grupe terroriste e kanë sulmuar Parlamentin dhe varrit e imamit Homenini, ndërsa anëtarët e grupit të tretë janë arrestuar para se të kryejnë sulm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button