Fshati Poroj ende i bllokuar nga vërshimet

Pas vërshimeve të dy ditëve më parë, dy kahet e rrugës Tetovë-Jazhincë mbeten të bllokuara, gjysma e fshatit mbetet pa ujë  kurse rreth 50 shtëpi mbeten të ngujuara nga balta që u ka bllokuar hyrje-daljet e lagjes. Banorët kërkojnë që sa më shpejtë të rregullohet ura në rrugën e epërme të fshatit dhe një autoambulancë të qëndrojë në fshat, njofton Alsat M.

Vendin e përmbytur e vizituan disa ministra, si ai i bujqësisë, transportit, ekonomisë dhe drejtësisë, të cilët të shoqëruar nga e para e komunës së Tetovës Teuta Arifi, premtuan kthimin e shpejtë të fshatit në gjendjen normale.

Përkundër premtimeve, akoma nuk janë lëshuar ekskavatorë dhe maune për ta përshpejtuar pastrimin e vendit dhe zhbllokimin e rrugëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button