Pritet dëshmia e ish-shefit të FBI-së lidhur me përfshirjen ruse në zgjedhjet në SHBA

James Comey ka kërkuar të mos lihet vetëm me Donald Trump. Pretendimin e tij, shefi i pezulluar i FBI-së ia ka bërë të qartë prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions, e kjo, pak përpara se të dëshmojë në Senat të enjten, lidhur me hetimin mbi përfshirjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Mediet amerikane, që përcjellin këtë raport, citojnë Trump të ketë thënë gjatë një takimi me krerë republikanë se i uron Comeyt fat në seancën dëgjimore. Ato pretendojnë gjithashtu se edhe vet Sessions është ofruar të dorëhiqet.

Shkrimet e “Washington Post”, “Neë York Times” dhe “Politico” tregojnë se marrëdhënia mes kryeprokurorit dhe shefit të Shtëpisë së Bardhë ka ardhur në përshkallëzim, që kur Sessions e distancoi veten nga çdo përfshirje në hetimin e Rusisë shkruan Tch.

Të njëjtat media raportojnë, sidoqoftë, se Trump e ka refuzuar dorëheqjen e tij. Dëshmia e Comeyt përpara Komitetit të Inteligjencës në Senat do të mbërthejë vëmendjen e Uashingtonit, sepse me shumë gjasë do të pyetet mbi diskutimet private me Trump lidhur me hetimin dhe fushatën e miliarderit, si dhe mbi ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn, të akuzuar për lidhje me Moskën.

“Washington Post” pretendon se Trump i ka kërkuar Dan Coats, shefit të Inteligjencës Kombëtare, të përpiqet ta bindë FBI-në të heqë dorë nga hetimi i Flynn. Edhe vet Coats do të dëshmojë përpara Komitetit të Inteligjencës.

Pretendimet se Comey nuk dëshiron të jetë vetëm me presidentin i përcollën fillimisht “Neë York Times” dhe “Associated Press”, të cilat thonë se ish-kreu i Byrosë Federale të Hetimit beson që prokurori i Përgjithshëm duhet ta mbrojë FBI-në nga ndikimi i Shtëpisë së Bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button