Nesër protesta në Shkup dhe Kumanovë

Nënshkruesit e Kartës për solidaritet të sindikatave dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në Maqedoni nesër  do të organizojnë protestë të Një Majit në Shkup dhe Kumanovë.

Siç informon Tamara Çausidis nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial në konferencën e sotme për shtyp, protesta në Shkup do të mbahet në parkun “Zhena Park” në orën 12, ndërsa protesta në Kumanovë do të fillojë në orën 11  në sheshin e qytetit.

Në protestën e nesërme do të kërkojnë menjëherë të barazohet paga minimale në të gjitha sektorët, ndërsa punëdhënësit për të cilët do të konfirmohet se nuk paguajnë pagë minimale drejpërdrejtë të dënohen pa marrë paraprakisht ftesa për edukim. Njëherit do të kërkojnë  të shfuqizohet procedura për  pajtim me të cilën kushtëzohet fillimi i grevës dhe e drejta e organizmit të grevës krahas anëtarëve të sindikatës të ketë edhe punëtorë në ndërmarrje, si dhe respektim konsekuent të së drejtës për organizimit sindikal.

Kërkesa, siç u theksua, do t’i dorëzohen qeverisë së ardhshme menjëherë pas formimit të saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button