Iran, të shtëna me armë në parlament, 2 të vrarë (Video/Foto)

Të paktën dy persona janë vrarë pas sulmeve të kryera sot në Teheran në Parlament dhe në mausoleun e imamit Khomeiny, themeluesi i Republikës islamike të Iranit, njoftuan agjencitë e lajmeve Fars dhe Isna.

“Disa persona të armatosur hapën zjarr brenda Parlamentit iranian dhe një kamikaz ka hedhur veten në erë në mausoleun e imamit Khomeiny në Teheran duke shkaktuar të plagosur”, theksoi media shtetërore.

Është hera e parë që sulme të njokohëshme në vende të tilla shumë të rëndësishme ndodhin në Teheran.

Në mausoleun e themeluesit të Republikës islamike të imamit Khomeiny në jug të teheranit, një person i armatosur ka hapur zjarr para se të shpërthente rripin me eksploziv”, theksoi shefi i marrëdhënieve publike të qendrës, Ali Khalili, për agjencinë e lajmeve IRNA.

Në mjediset e Parlamenti, persona të armatosur kanë hapur zjarr duke shkaktuar tre të plagosur. Forcat e sigurisë kanë çaktivizuar dhe një bombë tjetër.

Mausoleu dhe Parlamenti janë në një distancë prej 20 kilometrash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button