Guteresh parashikon në mungesë serioze të ujit të pastër deri në vitin 2025

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh paralajmëroi sot se parashikohet se deri në vitin 2050 konsumi global për ujë të freskët do të rritet për më shumë se 40 për qind dhe se të paktën një e katërta e popullatës botërore do të jetojë në vendet me “mungesë kronike ose të shpeshtë të ujit”.

Ai në Këshillin e Sigurimit të KB-së deklaroi se në të gjitha rajonet rritet përpjekjet që të merret qasje deri te uji, duke përmendur se tre e katërta e vendeve-anëtare të KB-së i ndajnë ujëmbledhësit e lumenjve ose liqeneve me fqinjët e tyre.

“Uji, paqja dhe siguria janë të lidhura në mënyrë të pandashme. Pa menaxhim efikas të resurseve tona të ujit, rrezikojmë konteste intensive midis bashkësive dhe sektorëve dhe rritjes së tensioneve midis vendeve”, paralajmëroi Guteresh.

Ai theksoi se KB-ja është e gatshme të angazhohet në diplomacinë parandaluese me qëllim për të penguar që lufta për ujë të shndërrohet në përleshje.

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, theksoi se nga viti 1947 janë vërejtur rreth 37 përleshje midis vendeve në lidhje me ujin.

“Nëse format e tanishme të konsumit nuk zvogëlohen, dy e treta e popullatës botërore do të përballen me mungesë të ujit si realitet i përditshëm deri në vitin 2025”, tha Morales.

Ai përkujtoi se për momentin më shumë se 800 milionë njerëz nuk kanë qasje deri te uji i pijshëm, ndërsa më shumë se 2,5 miliardë njerëz nuk kanë kushte themelore higjienike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button