OBSH: Në Jemen nga kolera deri tani vdiqën 681 persona

Nga epidemia e kolerës në Jemen vdiqën të paktën 681 persona, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke paralajmëruar se epidemia ende nuk e ka arritur maksimumin.

Sipas OBSH-së, në periudhën prej 27 prillit deri më 4 qershor është rritur numri i rasteve të vdekjes për madje 50 për qind nga të dhënat e fundit më 27 maj.

Të dhënat më të reja të OBSH-së tregojnë se 86,422 raste të mundura të të infektuarve nga kolera janë regjistruar në 19 prej 20 krahinave në Jemen.
Epidemia filloi në tetor të vitit të kaluar, u përhap deri në dhjetor pastaj u zvogëlua, por asnjëherë tërësisht nuk është vendosur nën kontroll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button