Kresha për 24 orë 100 mijë klikime

Ashtu siç kishin lajmëruar më parë Mc Kresha dhe këngëtarja e re në tregun muzikor, Kida, kanë sjellë bashkëpunimin e tyre me titull “Rikthejmë na”.

Kënga vjen si bashkëpunim i reperit me këngëtaren Kida, brenda së cilës shtjellohet një histori dashurie. Kënga menjëherë ka filluar të pëlqehet nga adhuruesit e reperit, i cili ka krijuar hite të shumta.

E si dëshmi e kësaj janë edhe klikimet që ka marrë, e të cilat brenda 24 orëve të para kapin shifrat e rreth 100 mijë sosh, ndërkohë që edhe komentet janë të shumta dhe pozitive.

Ndryshe kënga është punuar nga producentët Zzap n’ Chriss, ndërsa videon e ka punuar produksioni “Imagine Films”. Ndërkaq Mc Kresha tash e sa kohë po paralajmëron edhe albumin e tij të ri i cili është duke u pritur me padurim nga të gjithë dashamirët e rep muzikës.

Lajme të ngjashme

Back to top button