Lirohen 12 të arrestuarit për sulmin në Londër

Policia Metropolitane në Londër ka mbrojtur vendimin e saj për të kufizuar hetimin mbi sulmin terrorist të së shtunës mbrëma tek një person i vetëm.
“Hetimi është fokusuar në nivelet më të ulëta të punës sonë investigative, pasi nuk ka të dhëna që të sugjerojnë se ky sulm ishte planifikuar gjerësisht”, ka deklaruar oficeri Mark Roëley.

Krerët e policisë konfirmuan se 27-vjeçari Khuram Butt, lindur në Pakistan, njihej për policinë londineze dhe shërbimet sekrete të brendshme që prej vitit 2015, por asnjëherë nuk kishte pasur të dhëna se ai po organizonte një komplot.

Ndërkohë, dy pjesëmarrësit e tjerë në sulmin terrorist nuk ishin të njohur për shërbimet e sigurisë. Sipas raportimeve të BBC, të 12 personat e arrestuar të dielën në lidhje me ngjarjen janë liruar pa asnjë akuzë.

Në orët e para të ditës së martë, oficerët e antiterrorit kontrolluan një pronë në lindje të Londrës, por nuk bënë arrestime.

27-vjeçari Butt dhe dy bashkëpunëtorët e tij vërshuan me një furgon në drejtim të këmbësorëve në Urën e Londrës, përpara se të zbrisnin dhe të vrisnin me thikë njerëzit e pranishëm në atë zonë.

Të tre agresorët u vranë më pas nga policia, që i qëlloi për vdekje 8 minuta pasi kishte marrë sinjalizimin për atë që po ndodhte.

Nga sulmi 7 persona mbetën të vrarë dhe 48 të plagosur. Nga të dhënat e fundit rezulton se 36 vetë janë ende në spital, 18 prej të cilëve në gjendje kritike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button