Tilerson: Tramp më kërkoi ripërtëritje të marrëdhënieve me Rusinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tillerson sot deklaroi se presidenti amerikan, Donald Tramp prej tij ka kërkuar t’i ripërtërijë marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë dhe të mos lejojë në të ta parandalojnë trazirat politike rreth lidhshmërisë së mundshme të Rusisë me fushatën parazgjedhore të Trampit.

Tillerson theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës janë në nivel të ulët dhe se po përkeqësohen, kështu që Trampi prej tij ka kërkuar që këto marrëdhënie të stabilizohen dhe ripërtërihen me besim të ndërsjelltë, transmetojnë mediumet amerikane.

Sekretari amerikan i Shtetit këtë e deklaroi në Uellington, ku gjatë vizitës së tij të shkurtër në Zelandë të Re u takua me kryeminsitrin Bill English.

Tillerson përmendi se nuk mund t’i komentojë hollësitë nga hetimi për Rusinë, as për atë nëse epilogu i tij mund të çojë drejt rënies së administratës amerikane, sepse, siç tha, “nuk ka njohuri të drejtpërdrejta për atë”.

Tramp, sqaroi ai, i ka thënë të mos lejojë në punën e marrëdhënieve me Moskën t’i pengojë “pluhuri që po ngrihet për shkak të hetimit”.

“Qartë më tha të veproj me cilin tempo të dëshiroj edhe në sferat në të cilat konsideroj se do të mund të realizonim përparim. Në çështjet e tjera me të vërtetë nuk jam i përzier”, tha Tillerson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button