Erdogan nis hapat për zgjidhjen e krizës mes Katarit dhe disa vendeve arabe

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka realizuar një sërë bisedash telefonike lidhur me zhvillimet e fundit në krizën mes Katarit dhe disa vendeve arabe.
Sipas të dhënave nga burimet presidenciale, Erdoğan ka zhvilluar biseda telefonike me emirin e Katarit Shejh Tamim bin Hamad Al Thani, presidentin e Rusisë Vladimir Putin, emirin e Kuvajtit Shejh Sabah Al Ahmed Al Sabah dhe mbretin e Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz Al Saud, raporton AA.

Siç njoftohet, gjatë bisedave telefonike është theksuar rëndësia e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe e uljes së tensioneve aktuale përmes rrugës së dialogut dhe diplomacisë.

Mësohet se Erdoğan do t’i vazhdojë kontaktet e tij lidhur me këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button