U gjet ilaçi për Bayernin, është Real Madridi

Skuadra e Real Madridit është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve, pasi që nga kjo garë në gjysmëfinale e eliminoi gjigantin gjerman, Bayern Munchen.

Reali, pos që e eliminoi, Bayernin po ashtu edhe e shkatërroi përkundër që ishte mysafir në Allianz Arena. Reali në Madrid fitoi me rezultat 1:0, ndërsa në Munih shënoi fitore të thellë prej 0:4, duke e ngritur rezultatin e përgjithshëm në 5:0.

Qendërmbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, shënoi dy herë me kokë, pas ndërprerjeve, në minutën 16 respektivisht 20. 
Kur u mendua se duhej të ktheheshin bavarezët, në minutën e 34, në fushë treguan vetën dyshja më e shtrenjtë e historisë së futbollit, Gareth Bale që asistoi ndërsa Ronaldo shënoi. Ky ishte rezultati i pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, bavarezët me ndihmën e tifozëve në stadium, u munduan më shumë që ta arrinin golin, ndërsa mysafirët kishin raste konkrete, por mundësi më të rralla. Por, prapë ishte Reali që përmes Cristiano Ronaldos shënoi gol, por kësaj radhe nga gjuajtja e lirë. Me dy shënimet në Allianz, Ronaldo arrin ën kuotën e 16 golave, duke thyer rekordin e golave për një sezon, që e mbante Lionel Messi në sezonin 2011-2013

Reali në stadiumin e Benficës, “Estadio Da Luz: do ta pres fituesin e shortit, Chelsea-Atletico Madrid. Rezultati i parë i këtij takimi ishte 0 me 0, ndërsa 90-shi në Stamford Bridge, pritet të jetë vendimtarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button