Sekreti i formës së Eva Longorias

Ylli i Desperate Housewives, sikurse dihet ka një trup jashtëzakonisht te bukur. Dhe mesa thotë edhe vete, sekreti i formës se saj është sporti, te cilin ajo e praktikon ku te mundet, pa kufizim.

Ne te vërtetë nen atë bukuri dhe elegance duhet ta dini qe ka një shpirt shume sportiv.
Ecjet dhe vrapimet janë arma e saj me e forte. Ndonëse mund te mendoni se për te mbajtur një fizik te tille do te duhej te ndiqej një diete e hekurt, sesione te përditshme ne palestër, yoga etj, por ne fakt nuk është aspak kështu.

Asaj nuk i duhet fare te shkoje neper palestra, i mjaftojnë vetëm vrapimet, një aktivitet shume komod për te, veçanërisht kur është me pushime.

Kështu psh ne Pari ka vrapuar edhe për rreth kopshteve tek Tour Eiffel, ndërsa ne Budapest është ngjitur neper kështjellat aty rrotull. Por nuk harron edhe biçikletën.

Dhe te gjitha këto, 40 vjeçares ja këshilluar një mike e saj e afërt, Victoria Beckham.

Gjithsesi, nuk duhet te anashkalojmë edhe një tjetër arsye te forte gjithashtu. E kemi fjalën për dashurinë e saj te re, Jose Antonio Baston, një motiv ky jo i vogël për te mbajtur gjithmonë trupin ne forme./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button