A e dini pse zëri ynë tingëllon ndryshe i incizuar? Kjo është arsyeja!
Shumicës prej nesh, nuk na pëlqen zëri ynë kur e dëgjojmë në ndonjë audio apo video të incizuar.
Por, për gjithë këtë ekziston një arsye, shkruan Gazeta Express.
Arsyeja pse e urrejmë zërin tonë të incizuar është për shkak se kafka jonë e ndryshon rezonancën e zërit tonë nga brenda dhe krijon më shumë bas.
Kur e dëgjomë një incizim digjital të zërit tonë, edhe pse na duket shumë më ndryshe, në fakt ai është saktësisht ashtu siç e dëgjojnë njerëzit e tjerë kur ne flasim.