Analistët: As VMRO dhe as ndërkombëtarët nuk do pranojnë kërkesat e LSDM

Bojkoti i paralajmëruar nga LSDM-ja ende nuk mund të përcaktojë kahjen e zhvillimit politik në Maqedoni, tani kur vlerësimet e misioneve vëzhguese ndërkombëtare janë në favor të një procesi të rregullt zgjedhorë të zhvilluar më 27 prill. 

Me gjithë këtë, analistët vlerësojnë se ndikimi i faktorit ndërkombëtarë është zvogëluar, por vlerësimet pozitive janë sinjal i mjaftueshëm që do të bënte më këmbëngulëse VMRO-DPMNE, për të mos pranuar kërkesat e LSDM për formimin e një qeverie teknike.

Duke analizuar ditën e zgjedhjeve, profesori Zdravko, thotë se  situata do të shkojë në drejtim të polarizimit politik dhe do të ketë rënie të standardeve demokratike.

Ai beson se VMRO – DPMNE do të refuzojë kërkesën e LSDM-së për formimin e një qeverie teknike që do të zbatojë zgjedhjet. Sipas tij, interes për këtë ide nuk ka as te bashkësia ndërkombëtare. 

“Të huajt mund nuk kanë më ndikim të madh në çështjet e brendshme politike si më parë. Involvimi i tyre i fundit ishte në vitin 2013, kur i bënë presion LSDM-së të kthehet në Parlament. Fuqia e tyre për të ndikuar është zvogëluar”, konsideron Saveski.

Nga ana tjetër, analisti Albert Musliu vlerëson “Bashkësia ndërkombëtare do të bëjë presion mbi elitat politike që ata të gjejnë një mënyrë për të dalë nga kjo krizë, e jo të zbatohet një politikë e përjashtimit.  Edhe më parë është përfolur mundësia e anulimit të rekomandimit për Maqedoninë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kjo krizë mund të sjellë deri te kjo. Megjithatë, unë nuk dua të besoj se do të ndodhë marrja e rekomandimit”, thotë Musliu.

Askush nuk dëshiron të parashikojnë në mënyrë specifike se çfarë do të ndodhë me bojkotin e paralajmëruar të LSDM-së, por vlerësimet janë se të gjitha opsionet janë të hapura. Njëra është për të mbajtur zgjedhje për të mbushur vendet që do të lihen të lira nga LSDM-ja. Mbrojtësit e këtij opsioni bazohen te neni 154 i Kodit Zgjedhor, i cili thotë se do të shpallen zgjedhjet shtesë për deputetë në zonën nga e cila janë zgjedhur deputetët e dorëhequr.

Profesor Tatjana Karakamisheva – Jovanovska shpjegon se, nëse LSDM-ja vendos të mos i pranojë rezultatet, atëherë duhet të presin kohën e verifikimit të mandateve të tyre që më pastaj të mund të kthehen ose të jepen dorëheqje.

Sipas profesorit Savo Klimovski, Parlamenti në aspektin formal dhe ligjor mund të funksionojë edhe nëse LSDM do të kthejë mandatet.

“Unë mendoj se nuk ka asnjë detyrim për të organizuar sërish zgjedhje për vendet e lira në Parlament. Në vend të kësaj, duhet të shihet konteksti politik dhe duhet seriozisht të merren parasysh arsyet e atyre që vendosën ta lënë Parlamentin”, thotë Klimovski.

Në kontekstin më afatgjatë, nuk përjashtohet mundësia e shpalljes së zgjedhjeve të reja të parakohshme për të kapërcyer krizën politike.  

Frosina Dimeska Inbox7

Lajme të ngjashme

Back to top button