KS-OKB zgjeron sanksionet kundër Koresë së Veriut

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) ka marrë vendimin për të zgjeruar sanksionet kundër Koresë së Veriut e cila vazhdon programimin nuklear dhe testimet e raketave balistike, raporton Anadolu Agency (AA).

Drafti i paraqitur nga SHBA-ja dhe i cili përfshin zgjerimin e sanksioneve u pranua me votë unanime në KS-OKB-në prej 15 anëtarësh.

Në listën e sanksioneve të KS-OKB-së janë shtuar 4 kompani dhe 14 koreano-veriorë të cilët akuzohen për dhënie të mbështetjes financiare ndaj programit nuklearë të Koresë së Veriut. Për këto persona dhe institucione është vendosur ndalesa e udhëtimit dhe konfiskimi i aseteve.
Në listën e sanksioneve ndodhet edhe Cho Il U i cili mendohet se është emri në krye të operacioneve të spiunazhit jashtë Koresë së Veriut.

KS-OKB-ja që prej vitit 2006 e deri tani për shkak të programit nuklear zbaton sanksione ekonomike dhe ushtarake kundër Koresë së Veriut.

“I kemi dërguar mesazh Koresë së Veriut”

Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, në një deklaratë pas votimit duke vënë në dukje se KS-OKB-ja i ka dërguar një mesazh të qartë Koresë së Veriut tha se “Ose jepini fund testimeve raketore balistike ose përballuni me pasoja.”

Ndër të tjera Haley ka njoftuar se SHBA-ja do të vazhdojë të kërkojë në zgjidhje paqësore dhe diplomatike, por nëse do të jetë e nevojshme sipas saj, është e gatshme të zbatojë edhe rrugë të ndryshme.

Edhe përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Liu Jieyi, ka theksuar se vendi i tij është kundër testimeve raketore të Koresë së Veriut dhe ka shtuar më tej “se ky vendim i KS-OKB-së është një tregues se komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të pengojë zhvillimin e armëve nukleare të Koresë së Veriut.”

Ndërsa përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vladimir Safronkov, pavarësisht se nuk ka vendosur veton për vendimin të cilin e ka cilësuar “zhgënjim”, ka kritikuar SHBA-në se “duke hedhur hapa armiqësorë” vështirëson bashkëpunimin në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button