Lata: Dibranët i mbeten besnik platformës së BDI

Kryetari i Dibrës Ruzhdi Lata, falënderoi qytetarët dibranë për kulturën e treguar gjatë zgjedhjeve.

Sipas tij zgjedhjet ishin me plot kulturë, civilizim, mirësjellje , me raporte njerëzore dhe përfunduan pa asnjë ekses,  pa asnjë ankesë , pa asnjë problem.

Në këto zgjedhje dibranët vërtetuan që e duan Dibrën sipas versionit të zhvillimit  politik dhe ekonomik të platformës së BDI-së”, tha Ruzhdi Lata.

“Me të madhe dibranët dolën në votime, shumica i dhanë votën BDI-së dhe doli fitore e dëshirueshme, e pritur , e këndshme për ne që u angazhuam dhe Dibra i mbetet besnike kësaj platforme dhe  kësaj partie politike”, tha gjatë takimit me gazetarë kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata. 

 “Në këto zgjedhje nuk ishim vetëm, kishim parti tjera politike , ne fushatën e zhvilluam pa asnjë ofendim , pa një fjalë të tepërt, nuk përmendëm asnjë parti por vetëm oponent, meqë pas datës 27 prill , do të jetojmë së bashku. Gabimi më i madh në jetë është kur njeriu mësohet të humbë. Ndodh ndonjëherë të humb apo të fitojë , por kur tradicionalisht mësohet të humbë atëherë duhet të ketë kujdes dhe të bëjë kontroll psikologjik ose të bëjë analizë realiste, vlerësuese se çka ndodhën. Ndaj po them vetëm këtë: “Dibranë të nderuar faleminderit”, përfundoi kryetari Lata.

Lajme të ngjashme

Back to top button