Matis: Programi bërthamor ushtarak i Koresë Veriore është një kërcënim për të gjithë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis sulmoi Korenë e Veriut për programin e saj bërthamor dhe siguroi aleatët aziatikë të SHBA-së për angazhimet e Uashingtonit sa i përket atyre.

Ai e filloi me Korenë e Veriut duke thënë se programi bërthamor ushtarak është një kërcënim për të gjithë botën.

“Prandaj është e domosdoshme që ne të bëjmë gjithçka për të mbështetur objektivin tonë të përbashkët për denuklearizmin e gadishullit korean”, deklaroi ai gjatë një samiti për sigurinë në Singapor.

Koreja e Veriut procedoi të hënën një testim tjetër të raketës balistike, pas një sërë lëshimesh të raketave dhe testeve bërthamore, në shkelje të rezolutave të OKB-së.

Regjimi komunist kërkon të pajiset me një raketë ndërkontinentale të afta për të arritur brigjet amerikane, gjë që sipas presidentit amerikan, Donald Tramp, “nuk do të ndodhë”

“Veprimet e regjimit janë të paligjshme sa i përket të drejtës ndërkombëtare. Ka një konsensus ndërkombëtar të madh që situata aktuale të mos vazhdojë. Administrata Tramp është inkurajuar nga angazhimi i Kinës për të punuar me komunitetin ndërkombëtar për denuklearizimin e gadishullit”, tha Matis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button