Peterle: Zgjedhjet janë mundësi për të treguar pjekuri demokratike

Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian dhe anëtari i Parlamentit Evropian nga Sllovenia, Alojz Peterle, bëri thirrje për fushatë paqësore dhe zgjedhje të besueshme.

“U bëj thirrje të gjitha palëve që të luajnë rolin e tyre duke siguruar sjellje paqësore gjatë gjithë fushatës, dhe të mos humbasin këtë mundësi për të siguruar zgjedhje të besueshme për të gjithë popullin e Kosovës” tha Peterle, eurodeputeti slloven në krye të misionit vëzhgues në Kosovë, shkruan Koha Ditore.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga misioni për vëzhgim të zgjedhjeve i BE-së, gjatë vizitës së tij dyditore në Kosovë, Peterle u takua me kryetaren e Komitetit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me kryeministrin në largim Isa Mustafa, ministrin në largim Enver Hoxhaj, si dhe me përfaqësues të subjekteve politike, të shoqërisë civile dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button